Lidhje

Rumani: Ministri i Brendshëm jep dorëheqjen pas protestave të policisë


Rumani: Ministri i Brendshëm jep dorëheqjen pas protestave të policisë
Rumani: Ministri i Brendshëm jep dorëheqjen pas protestave të policisë

Ministri i Brendshëm rumun ka dhënë dorëheqjen vetëm pak ditë pasi mijëra oficerë policie protestuan ndaj uljeve të planifikuara të rrogave dhe pensioneve nga qeveria.

Duke njoftuar vendimin e tij, Vasile Blaga, tha se policia kishte shkelur ligjin me pjesëmarrjen në demonstratë në Bukuresht kundër shkurtimit të planifikuar të rrogave me 25 për qind. Ai tha se protesta kishte minuar autoritetin shtetëror dhe e quajti dorëheqjen e tij çështje nderi.

Presidenti Trajan Basesku reagoi ndaj demonstratave duke hequr policinë nga forca e tij e sigurisë. Edhe kryeministri Emile Bok ndoqi shembullin e tij.

Protestat pasqyrojnë pakënaqësinë në rritje të popullit me masat e qeverisë për shkurtimin e shpenzimeve. Opozita ka premtuar se do të përpiqet ta rrëzojë qeverinë me votë mosbesimi në tetor.

Zoti Basesku në qershor mori masa për uljen e rrogave të administratës publike me 25 për qind dhe pensioneve me 15 për qind për të përmbushur kushtet e vëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ndihmë financiare.

XS
SM
MD
LG