Lidhje

Shqipëri: Zbulohet një skemë mashtrimi


Në Shqipëri, një hetim i prokurorisë së Tiranës, policise dhe Drejtorisë së Hetimit tatimor coi në zbulimin e një skeme mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, e cila dyshohet se arrin në 26 milion dollarë
Të paktën 10 persona u arrestuan. Pjesa më e madhe janë administratorë kompanishë që vepronin në mbledhjen e metaleve dhe skrapit, të destinuar për industrinë metalurgjike.

Ata akuzohen për falsifikimin dokumentash dhe mashtrim, pasi dyshohet se kanë krijuar një skemë për përfitim të rimbursimit me TVSH-n, duke krijuar shoqëri të ndryshme e duke realizuar përmes tyre operacione të rreme shitje blerjeje.

Këto kompani ishin regjistruar prej disa nga të arrestuarit, por në emër të personave të cilët sipas hetimit nuk kishin mundësi për kryerjen e aktiviteteve tregtare.
Disa javë më parë, një tjetër skemë mashtrimi u zbulua në Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës, për nje vlerë prej afër 5 milion dollarë, ku ishin përfshirë edhe zyrtarë të tatimeve.
XS
SM
MD
LG