Lidhje

Vazhdojnë debatet për ligjin e Shërbimit Sekret

  • Armand Mero

Vazhdojnë debatet për ligjin e Shërbimit Sekret

Vazhdojnë debatet për ligjin e Shërbimit Sekret

Teksti i projektligjit për shërbimet sekrete u kritikua fillimist hapur nga ambasadori i shteteve të Bashkuara sipas të cilit propozimet minonin parimet e profesionalizimit dhe pavarësisë nga ndërhyrjet politike të shërbimit sekret shqiptar

Në Shqipëri shumica duket se mund të tërhiqet nga ligji për Shërbimin sekret dhe t'ia nënshtrojë atë një konsultimi me ekspertë të misionit të Bashkimit Europian. Të paktën kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani dje gjatë një interviste në televizionin Ora News duke paralajmëruar mospërfshirjen e ligjit për votim në seancën e nesërme të parlamentit. Por deri sot zyrtarisht projektligji për shërbimet sekrete ishte ende i përfshirë në rendin e ditës së parlamentit.

Teksti i tij u kritikua fillimisht hapur nga ambasadori i shteteve të Bashkuara, sipas të cilit propozimet minonin parimet e profesionalizimit dhe pavarësisë nga ndërhyrjet politike të shërbimit sekret shqiptar. Ai kërkoi që teksti t'i nënshtrohej një rishikimi nga ekspertë ndërkombëtarë. Me këtë thirrje u bashkuan sot edhe përfaqësues të tjerë perëndimorë në Tiranë gjatë një takimi të organizuar për këtë çështje nga dy ish presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani.

XS
SM
MD
LG