Lidhje

Presidenti Obama pret që Kongresi të arrijë një marrëveshje për buxhetin

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama pret që Kongresi të arrijë një marrëveshje për buxhetin

Presidenti Obama pret që Kongresi të arrijë një marrëveshje për buxhetin

Presidenti amerikan Barak Obama tha se ai pret që kongresi të arrijë një marrëveshje mbi buxhetin para të premtës së ardhshme, për të shmangur mbylljen e qeverisë.
Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm që mbajti sot, presidenti Obama tha se është i gatshëm të dëgjojë demokratët dhe republikanët mbi pakësimin e borxhit, po jo në kurriz të arsimit, novacioneve dhe infrastrukturës.
Presidenti Obama tha se ai ka propozuar ngrirjen e shpenzimeve të brendshme, veprim i cili do ta shkurtojë defiçitin me 400 miliardë dollarë gjatë dhjetë vjeçarit të ardhshëm. Ai tha se të gjihtë duhet të bëjnë sakrifica dhe se nuk duhte sakrifikuar e ardhmja e vendit. Në fjalimin e përjavshëm të republikanëve, senatori Rob Portman tha se partia e tij kërkon masa më të forta për krijimin e një mjedisi më të mirë për shtimin e vendeve të punës. Ai tha se synimi i republikanëve është të mos mbyllen zyrat e qeverisë.

XS
SM
MD
LG