Lidhje

Shkodër: 5 të ndaluar për abuzime në Shtëpinë e Fëmijës


Policia e Shkodrës ka ndaluar pesë punonjës të Shtëpisë së Fëmijës së këtij qyteti, përfshirë ish-drejtoreshën, të dyshuar për abuzime dhe keqtrajtime ndaj fëmijëve të kësaj shtëpie, ndërsa sipas hetimeve rezulton se tre të mitura janë abuzuar seksualisht.

Fëmijët kapin moshën nga 6 deri në 14 vjeç

Prokuroria thotë se po bën hetime për disa raste të tilla, që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion, përfshirë abuzime fizike, keqtrajtime, dhe punë të detyruar.

Prokuroria dyshon se rastet e dhunës seksuale kanë ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.

Vitin e kaluar, ne nje tjeter shtepi te femijeve ne Shkoder u rregjistrua nje tjeter ngjarje e rende, me abuzim te disa femijeve nga ana e punonjesve te ketij institucioni, ngjarje kjo per te cilen pati edhe arrestime

XS
SM
MD
LG