Lidhje

Shqipëri: Probleme nga moti i keq në veri

  • Pëllumb Sulo

Ditët e para të vitit të ri e kanë gjetur zonën Veriore të Shqipërisë të mbuluar nga dëbora dhe ngricat, gjë që ka vështirësuar jetesën e mijra familjeve, sidomos në komunat e thella malore. Thuajse në të gjithë zonën malore ka probleme me energjinë, për shkak të dëmtimit të shtyllave nga ngricat. Autoriteti kombëtar i rrugëve po punon për të mbajtur të hapura akset kombëtare që lidhin rrethet Veriore si dhe rrugën e Kombit, e cila lidh Shqipërinë me Kosovën.

XS
SM
MD
LG