Lidhje

Shqipëri-Zvicër: 0-1


Dy vëllezërit Xhaka, Granit the Taulant ndeshen në fushën e lojës, njëri për Zvicrën dhe tjetri për Shqipërinë.

Dy vëllezërit Xhaka, Granit the Taulant ndeshen në fushën e lojës, njëri për Zvicrën dhe tjetri për Shqipërinë.

Shqipëria debutoi sot në kampionatin evropian në një lojë të vështirë me Zvicrën. Fabian Schaer i dha avantazhin ekipit të tij në minutën e pestë ndërsa në minutën e 36 kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana u ndëshkua me karton të kuq.

Me 10 lojtarë, Shqipëria ishte në dizavantazh për pjesën e mbetur të lojës, megjithatë nuk munguan rastet për të barazuar, ndër të cilat më i miri erdhi tre minuta para përfundimi të kohës së rregullt kur Shkëlzen Gashi humbi një rast të shkëqyer.

Cana nuk do të mund të marrë pjesë në lojën me Francën të mërkurën në Marsejë.

XS
SM
MD
LG