Lidhje

Vlorë: bllokohet marijuanë


Policia e Vlorës tha se bllokoi rreth 800 kilogramë marijuanë që po transportohej në zonën bregdetare me destinacion Italinë.

Dy operacione të tjera u njoftuan nga policia greke, e cila bllokoi rreth 100 kilogramë marijuanë me prejardhje nga Shqipëria.

Sipas burimeve policore shqiptare, sasia e marijuanës në Vlorë u gjet rreth 1 kilometër larg një motoskafi, në momentin kur po përgatitej të transportohej drejt Italisë. Policia e Vlorës tha se ka arrestuar njërin nga trafikantët e dyshuar.

Burimet paraparke flasin se marijuana u përket sasive të kultivuara këtë vit në këtë zonë dhe trafikantët e dyshuar janë nga Vlora.

Ndërkohë, policia greke e Gumenicës zbuloi disa dhjetëra kilogramë marijuanë në një automjet që u bllokua në zonën e Thesprotisë, afër kufrit me Shqipërinë.

XS
SM
MD
LG