Lidhje

Prokuroria kërkon 4 vjet burgim për Shpëtim Gjikën


Në Shqipëri prokuroria kërkoi sot dënimin me 4 vjet burgim dhe tre vjet heqjen e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për kryetarin e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.

Kryetari i bashkisë akuzohet për flasifikim të dokumenatve. Sipas prokurorisë zoti Gjika ka falsifikuar procesverbalet e dy mbledhjeve të Këshillit të territorit, duke përfshirë në to miratimin e dy lejeve për shesh ndërtimi në qytetin e Vlorës, të cilat nuk ishin diskutuar gjatë mbledhjes.

Sipas prokurorëve, kjo ndërhyrje është bërë në bashkëpunim me një punonjëse të Bashkisë Eleni Dardhaj, e cila ka zbardhur procesverbalin e mbledhjes së Këshillit. Për Dardhajn, e akuzuar gjithashtu për falsifikim, është kërkuar një dënim me 3 vjet burg dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej tre vjecar.

Dënime nga 2 vjet e gjysëm deri dy vjet janë kërkuar edhe për tre persona të tjerë, përfaqësuesë të firmave që kanë realizuar ndërtimet, për të cilat është kërkuar edhe prishja e tyre.

Gjika dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë cështje u akuzuan tetorin e kaluar, ndërsa procesi gjyqësor, me kërkesë të prokurorisë u transferua në Tiranë.

XS
SM
MD
LG