Lidhje

Shqipëri: Opozita e Bashkuar gati të nisë protestat


Shqipëri: Opozita e Bashkuar gati të nisë protestat
Shqipëri: Opozita e Bashkuar gati të nisë protestat

Partitë e opozitës vendosën sot që të nisin një seri protestash në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Opozita e bashkuar, siç quhet tashmë organizimi i ri, deklaroi në përfundim të një takimi të sotëm se “situata politike po rëndohet, sepse qeveria nuk po pranon hetimin e zgjedhjeve të kaluara”. Një nga përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela, tha se “shkeljet e tjera në qeverisjen e vendit vijnë nga manipulimi i zgjedhjeve të kaluara”.

Kryeministri Sali Berisha tha në parlament se ishte i gatshëm për çdo hetim të zgjedhjeve, dhe se opozita të kryesojë çdo komision hetimor që dëshiron me deputetët e vet, vetëm që për këto hetime të vendosë gjykata. Zoti Berisha tha se nga ana tjetër, se sipas OSBE-së, “zgjedhjet e kaluara ishin më të mirat që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë, dhe opozita nuk ka pse i kundërshton ato për arësyen e vetme se i humbi zgjedhjet”.

Kjo nuk është hera e parë që opozita organizon tubime proteste. Ajo bojkotoi 6 muaj rresht parlamentin e ri, dhe tani që u kthye nuk merr pjesë në votim ligjesh. Pak kohë më parë zhvilloi një grevë urie në shëtitoren para kryeministrsë, dhe një seri protestash në kryeqytet dhe qytetet e mëdha të vendit.

XS
SM
MD
LG