Lidhje

Shqipëri: Në Gjirokastër kërkohet një zgjidhje për mbetjet spitalore


Shqipëri: Në Gjirokastër kërkohet një zgjidhje për mbetjet spitalore

Shqipëri: Në Gjirokastër kërkohet një zgjidhje për mbetjet spitalore

Nё Qarkun e Gjirokastrёs qё pёrfshin edhe Tepelenёn dhe Pёrmetin po shtohen pёrpjekjet qё tё sigurohet pёrpunimi i mbetjeve urbane dhe atyre spitalore. Specialistёt e mjedisit e vlerёsojnё veçanёrisht tё rёndёsishёm trajtimin e mbetjeve tё spitaleve rajonale pёr tё mbrojtur shёndetin e qytetarёve.

Qarku i Gjirokastrёs qё pёrfshin edhe Tepelenёn dhe Pёrmetin ende nuk ka njё shesh tё depozitimit tё mbetjeve urbane. Edhe mbetjet e spitalit rajonal nuk kanё njё trajtim mbi standartet mjedisore. Nё njё tryezё tё nxitur nga OSBE dhe Qendra Mjedisore e Konventёs “Arhus “ tё zhvilluar nё Prefekturёn e Gjirokastrёs specialistё tё mjedisit dhe drejtues vendorё kanё disktuar pёr njё koordinim tё pёrbashkёt pёr trajtimin e kёtyre cёshtjeve. Prefektja e Gjirokastrёs Mimoza Çomo tha se ёshtё pёrcaktuar tashmё vendi ku do tё synohet tё ngrihet njё impiant pёr trajtimin e mbetjeve urbane dhe ёshtё nё programin e qeverisё sigurimi i kёtij financimi. Zonja Çomo tha mё tej se mbetej nё pёparёsi edhe trajtimi profesional i mbetjeve spitalore. Spitali i Gjirokastrёs ka pёrmasa rajonale dhe ёshtё mjaft e mprehtё kjo problematikё , tha zonja Çomo.

Ndёrsa Ragip Gjoni,Specialist nё Ministrinё e Shёndetёsisё tha se po nxitet njё program nё nivel rajonesh pёr trajtimin e mbetjeve spitalore me djegie me autoklava.Por deri tani nuk ёshtё bёrё i mudur plotёsimi me kёto pajisje i tё gjithё spitaleve rajonale , tha zoti Gjoni pёr shkak tё mungesёs sё financimeve. Zoti Gjoni tha se gjatё takimeve tё pёrbashkёta me tё gjtihё aktorёt synhet koordinimi i hapave pёr tё arritur njё trajtim tё mbetjeve spitalore nё standartet e mbrojtjes sё shёndetit tё qytetarёve. Nё Shqipёri problemet mjedisore po nxisin mё shumё debate dhe forume publike pёr shkak tё ndjeshmёrisё gjithnjё e mё tё lartё qё kanё kёto cёshtje tek qytetarёt. Njёsitё vendore pritet ta kthejnё mjedisin nё njё nga argumentet mё tё rёndёsishme edhe tё zgjedhjeve tё pritshme vendore majin e vitit tё ardhshёm.

XS
SM
MD
LG