Lidhje

Shqipëri: BB paraqet raportin për Evropën Juglindore

  • Armand Mero

Në Tiranë, drejtoresha e Bankës Botërore për Europën Juglindore Ellen Goldstein tha sot se Banka mund të ofrojë një mbështetje financiare në formë kredie deri në 200 milionë dollarë për qeverinë shqiptare.

Shuma përfundimtare, shpjegoi zonja Goldstein do të përcaktohet pasi të ketë përfunduar hartimi i buxhetit dhe paketës fiskale për 2014 dhe ajo do të përshtatet për të mbuluar gropën fiskale dhe kryesisht detyrimet e prapambetura të shtetit ndaj sipërmarrjes, ndërkohë që brenda këtij muaji pritet të miratohet një program prej 86 milion dollarësh për investime në kanalizime dhe ujësjellësa.

Zonja Goldstein prezantoi sot Raportin e pestë të zhvillimeve ekonomike në Europën juglindore. Për Shqipërinë shqetësim mbetet deficiti i lartë dhe borxhi po ashtu i lartë publik i cili sipas parashikimeve pritet të jetë në 68 përqind të prodhimit të Brendshëm bruto në fund të këtij viti.

Kryeekonomisti i Bankës Botërore për rajonin e Europës dhe Azisë Qëndrore, Abebe Adugna, një prej autorëve të raportit tha se borxhi publik mund të jetë i paqëndrueshëm nëse nuk merren masa. Reforma fiskale, ajo në sistemin e pensioneve dhe sektorin e energjisë janë thelbësore për uljen e borxhit, deklaroi Adugna.

XS
SM
MD
LG