Lidhje

Ambasada amerikane: Parlamenti shqiptar të miratojë projektligjin për gjykatën administrative


Ambasada amerikane: Parlamenti shqiptar të miratojë projektligjin për gjykatën administrative
Ambasada amerikane: Parlamenti shqiptar të miratojë projektligjin për gjykatën administrative

Në Shqipëri ambasada amerikane i kërkoi sot parlamentit shqiptar të miratojë me shpejtësi brenda katër ditëve të ardhshme projektligjin për gjykatën administrative në mënyrë që të mos digjen fondet e planifikuara për këto gjykata.

Ligji mbi gjykatat administrative është një prej gjashtë elementëve të Programit të Pragut të Dytë të Korporatës Sfida e Mijëvjecarit. "Dështimi për ta miratuar atë do të çojë në mbylljen e veprimtarive për gjykatat administrative që administrohen nga USAID nën Programin e Pragut", thuhet në deklaratën e ambasadës së Shteve të Bashkuara e cila saktëson që me qëllim që fondet të mos digjen "ligji duhet miratuar deri më 30 shtator."

Miratimi i ligjit i cili është përgatitur që në fillim të vitit të shkuar ka mbetur peng i përplasjeve politike duke qenë se kërkon edhe votat e opozitës. Kjo e fundit që me rikthimin e saj në parlament nuk merr pjesë në asnjë votim.

Në deklaratën e ambasadës amerikane nënvizohet fakti se ligji për gjykakat administrative "është me rëndësi themelore për të ndihmuar Shqipërinë për të nxitur transparencën në sistemin gjyqësor, të forcojë shtetin ligjor dhe të rrisë besimin e publikut ndaj istitucioneve". Të shtatë gjykatat administrative që parashikohet të ngrihen do të kenë si objekt gjykimin e mosmarrëveshjeve të qytetarëve dhe bizneseve mbi çështje të tilla si punësimi, taksat, regjistrimi apo dhe kompensimi i pronave.

XS
SM
MD
LG