Lidhje

5 ushtarë amerikanë të vrarë nga dhuna në Afganistan

  • Zëri Amerikës

NATO thotë se forcat kryengritëse në Afganistan kanë vrarë 5 ushtarë amerikanë në sulme të veçanta. Ditët e fundit ka patur një numër sulmesh vdekjeprurëse për ushtarët amerikanë në Afganistan.

4 ushtarë u vranë sot në një sulm me bombë në lindje të vendit, ndërsa ushtari tjetër u vra gjatë një sulmi të kryengritësve në jug të vendit.

Dje, nga sulmet me bombë u vranë 7 amerikanë dhe një estonez. Në një tjetër incident vdekjeprurës, persona të armatosur me motoçikletë vranë me armë tre punonjës të Gjyakës së Lartë afgane, të cilët ishin duke udhëtuar me autobuz sot pranë Kabulit.

Të paktën 12 të tjerë u plagosën në këtë sulm. Komandanti i forcave amerikane dhe atyre në NATO-s në Afganistan, gjenerali David Petreas, tha sot se militantët talebanë vazhdojnë të përpiqen ta zgjerojnë ndikimin e tyre në pjesë të Afganistanit, edhe pse forcat e koalicionit janë grumbulluar përreth zonave të sigurta të kryengritësve në jug të vendit. Por gjenerali Petreas pranoi se kryengritësit janë duke ju kundërpërgjigjur me forcë sulmeve të forcave të koalicionit.

XS
SM
MD
LG