Lidhje

Eurozona i bën thirrje Kinës të liberalizojë vlerën e juanit

  • Zëri Amerikës

Eurozona i bën thirrje Kinës të liberalizojë vlerën e juanit

Eurozona i bën thirrje Kinës të liberalizojë vlerën e juanit

16 vendet evropiane që përdorin Euron si monedhë i kanë bërë thirrje Kinës të lejojë vlerësimin e juanit, duke thënë se praktika e tanishme për ta mbajtur monedhën e dobët, po pengon rritjen e ekonomisë globale.

Një zëdhënës i grupit të vendeve evropiane, kryeministri i Luksemburgut, Zhan Klod Xhanker, tha sot në Bruksel se nga vlerësimi i monedhës kineze do të përfitonin, sipas fjalëve të tij, “si Kina, edhe ekonomia globale”. Zoti Xhanker dha një konferencë shtypi pas takimit me kryeministrin kinez Uen Xhiabao në kuadrin e takimit dy-ditor mes Bashkimit Evropian dhe vendeve aziatike në kryeqytetin belg.

Në bisedime morën pjesë edhe Komisioneri Evropian për Çështjet Monetare, Olli Ren dhe Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Zhan Klod Trichet.

Zëdhënësi i vendeve evropiane Xhanker pranoi vendimin e Kinës në qershor për ta bërë më fleksibël shkëmbimin e juanit, por tha se Pekini duhet të bëjë më tepër për ta përmirësuar politikën monetare të vendit. SHBA dhe Evropa thonë se një juan i nënvlerësuar e shton koston e eksporteve të tyre në Kinë, ndërsa ul koston e importeve kineze.

XS
SM
MD
LG