Lidhje

Myslimanët në Kosovë festojnë Fitër Bajramin


Myslimanët në Kosovë festojnë Fitër Bajramin
Myslimanët në Kosovë festojnë Fitër Bajramin

Me thirrjet për paqe e tolerancë, mijëra besimtarë falën nëpër xhamitë e Kosovë, fitër Bajramin, që shënon edhe përfundimin e muajit të Ramazanit. Në ceremoninë qendrore me rastin e fitër Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava tha se Islami nëpërmjet agjërimit i ka çliruar besimtarët nga veset e këqija duke i udhëzuar për respekt ndaj njëri tjetrit dhe për ngritjen e një shoqërie njerëzore në të cilën gjykon dashuria hyjnore e ngritur mbi parimet e fuqishme të drejtësisë.

“Shoqëria jonë si asnjëherë deri më tash, ka nevojë për vlera të mirëfillta shpirtërore, prandaj unë duke e shfrytëzuar këtë rast në këtë ditë të shenjtë dhe nga ky vend i shenjtë i ftoj të gjithë besimtarët tanë, të gjithë njerëzit me vullnetin e mirë që të bashkëveprojnë drejt ndërtimit të një shoqërie të shëndosh e të pastër dhe të mos lejojnë që në mesin tonë të deportonë virusi degjenerus”,tha ai.

Myftiu Tërnava tha se islami bën thirrje për një jetë të lumtur dhe për ndërtimin e nje shoqërie të virtytshme.

“Ju bëjë thirrje që të punoni për një të ardhme sa më të mirë për vendin tonë, që në mesin tonë të mbretëroj harmonia e solidariteti të cilat janë virtyte të vet natyrshmërisë së njeriut në islam”, tha Myftiu Tërnava.

Bashkësinë Islame të Kosovës sot e vizituan përfaqësues të institucioneve e partive politike si dhe të udhëheqës të kishës katolike. Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji shprehu dëshirat që të gjithë ata që kanë agjëruar të kenë shpërblimin e zotit.

“Gjithë kemi qenë në festë këto ditë edhe katolikët edhe muslimanët, kështu që kjo dëshmon që ne festojmë së bashku në pranin e njëri tjetrit, është një dëshmi e fuqishme që do të ecim gjurmëve të parëve tanë për t’i dhënë kuptim të mirë gjithmonë pranisë dhe bashkëjetesës tonë si vëllezër me njëri tjetrin. Ju urojmë edhe familjeve tona katolike e muslimane që të urojnë njëri tjetrin dhe të festojnë së bashku”, tha Imzot Dodë Gjergji.

Në përgëzimet e udhëheqësve politike nënvizohet se Kosova ka qenë gjithmonë një shembull i rrallë i bashkëjetesës, i tolerancës dhe i harmonisë në mes njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike e fetare.

XS
SM
MD
LG