Lidhje

Autoritetet shqiptare marrin masa për përmirësimin e shërbimeve në pikëkalimet kufitare


Autoritetet shqiptare marrin masa për përmirësimin e shërbimeve në pikëkalimet kufitare
Autoritetet shqiptare marrin masa për përmirësimin e shërbimeve në pikëkalimet kufitare

Autoritetet shqiptare po përmirësojnë shërbimet në pikat e kalimit kufitar në prag të vendimit të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave. Prefektura e Gjirokastrës po bashkëpunon kohët e fundit me doganën, policinë e Kakavijës, si dhe qeverisjen vendore, për të siguruar në kufi shërbime më cilësore. Prefektura synon që këtë vit të zgjasë edhe programet e turizmit veçanërisht për vizitorët që hyjnë nga Greqia fqinje.

Në prag të liberalizmit të vizave me Bashkimin Europian autoritetet shqiptare po ndërmarrin masa për të përmirësuar shërbimet në pikat e kalimit kufitar.

Në Pikën e Kakavijës në Jug të Shqipërisë, në kufi me Greqinë, përmirësimet lidhen jo vetëm me shërbimin doganor dhe atë policor, por edhe me mjedisin në përgjithë si të këtij vendkalimi. Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës së Gjirokastrës, Pandeli Toli thotë për Zërin e Amerikës, se është bashkërenduar puna si me autoritetet kufitare, edhe me një itë e qeverisjes vendore për të pasur një imazh sa më të mirë të pikës kufitare.

Zoti Toli thotë më tej, se grupet e ekspertëve të Bashkimti Europian që kanë monitoruar standartet kufitare shqiptare i kanë vleresuar për mirësimet e këtyre treguesve. Sekretari i Prefekturës së Gjirokastrës thotë më tej se ky organ synon këtë vit të nxisë programe që i shë rbejnë shtrirjes së sezonit turistik edhe gjatë dimrit.

Duke vlerësuar shtimin e lidhjeve me Greqinë dhe së fundi edhe lëvizjen e pritshme të irë, zoti Toli thotë se në të dy anë t e kufirit pritet të rritet ndjeshëm fluksi i lëvizjes dhe veçanërisht ai turistik.

Vitet shkuara në disa prej qyteteve në Jug të Shqipërisë, si në Sarandë dhe në Gjirokastër ky fluks turistik mbyllej me përfundimin e sezonit veror. Por dy vitet e e fundit po tregojnë një numër të lartë vizitorësh, sidomos nga Greqia në Shqipëri edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit. Për këtë, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës së Gjirokastrës, synohet të nxiten programe që sigurojnë mbarëvajtjen sa më të mirë të këtij fluksi. Zoti Toli thotë më tej, se klima e mirë e marrëdhënieve shqiptaro - greke dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, pritet të ndikojnë pozitivisht edhe në të ardhmen në rritjen e këtyre shkëmbimeve.

XS
SM
MD
LG