Lidhje

Bosnjë: Arrestohet një bandë për vjedhjen e 2 milionë dollarëve në aeroportin e Sarajevës

  • Zëri Amerikës

Bosnjë: Arrestohet një bandë për vjedhjen e 2 milionë dollarëve në aeroportin e Sarajevës

Bosnjë: Arrestohet një bandë për vjedhjen e 2 milionë dollarëve në aeroportin e Sarajevës

Autoritet në Bosnje Hercegovinë thonë se disa të dyshuar si pjestarë të një bande janë arrestuar në lidhje me një vjedhje të vitit 2007 të afërsisht 2 milionë dollarëve në aeroportin e Sarajevës.

Një zëdhënës i prokurorit të shtetit publikoi një njoftim sot, ku thuhej se mes të arrestuarve ndodhet dhe një i dyshuar si kreu i bandës. Kjo bandë akuzohet dhe për një sërë vrasjesh.

Autoritet kanë refuzuar që të identifikojnë të dyshuarit, ose të deklarojnë se sa prej tyre janë nën mbikqyrjen e policisë.

4 njerëz të veshur me uniforma policie sulmuan një zonë për ngarkimin e mallrave në aeroportin ndërkombëtar të Sarajevos në dhjetor të 2007, dhe morën thasët me para kesh, që i përkisnin një banke lokale.

Një njoftim i një agjencie lajmesh nga Ballkani thotë se dy të dyshuar të tjerë ishin arrestuar më parë, mes tyre dhe një ish punonjës i aeroportit. Të dy janë aktualisht në gjyq për lidhje me këtë vjedhje.

XS
SM
MD
LG