Lidhje

Zv/Presidenti kinez zgjidhet në një post të rëndësishëm

  • Zëri Amerikës

Zv/Presidenti kinez zgjidhet në një post të rëndësishëm

Zv/Presidenti kinez zgjidhet në një post të rëndësishëm

Media shtetërore kineze njoftoi se nënpresidenti Shi Gjin Ping u emërua si Zëvendës kryetar i Komitetit Qëndror Ushtarak, duke konfirmuar statusin e tij si një pasardhës i mundshëm i presidentit Hu Jintao. Zoti Shi ka qënë anëtar i byrosë politike të partisë që nga viti 2007.

Zgjedhja e zëvendëspresidentit Xi Jinping si nënkyretar i komisionit ushtarak të partisë komuniste është një shenjë e qartë se ai është në rrugën e marrjes së postit të udhëheqësit brenda tre vjetësh.

Duke cituar një dokument të publikuar sot në përfundim të takimit të pëvitshëm katër ditor, agjencia shtetërore Xinhua tha se anëtarët e Komitetit Qendror u angazhuan gjithashtu të bëjnë përpjekje të vendosura për të nxitur ristrukturimin politik.

57 vjeçari Xi është drejtuesi i gjashtë i partisë dhe është parë si pasardhësi i mundshëm i presidentit Hu Jintao i cili pritet të largohet si drejtuesi i partisë në vitin 2012 dhe si president vitin e ardhshëm.

Emërimi i zoti Xi në komisionin ushtarak krahas postit që ka në qeveri, shihet si një hap i nevojshëm për përgatitjen e tij në postin e presidentit.

Pa një proces elektoral transparent, partia i përdor emërime të tilla për të treguar se procesi i ndryshimit të pushtetit po shkon sipas planit.

“E ashtuquajtur gjenerata në rritje ka punuar brenda partisë, duke qeverisur zhvillimet dhe shoqërinë lokale. Ata sigurisht kanë një mendje më të hapur me më shumë pikëpamje ndërkombëtare. Duket se zëvendësimi do të ndodh sipas planit në vitin 2012”, thotë analisti.

Përveç afirmimit të zotit Xi në rrugën drejt marrjes së drejtimit të vendit, emërimi i tij forcon kontrollin absolut të partisë mbi ushtrinë.

Emërimi tregon gjithashtu bashkimin mes udhëheqësve të partisë përmes spekulimeve për ndarje të mundshme lidhur me masën dhe kohën e reformave politike.

Kryeministri Uen Gjiabao ka bërë një numër deklaratash duke bërë thirrje për ndryshime të paspecifikuara në sistemin njëpartiak të vendit, por udhëheqës të tjerë kanë denoncuar çdo lëvizje për të adoptuar stilin perendimor të institucioneve demokratike.

XS
SM
MD
LG