Lidhje

Shqipëri: Akuzat për korrupsion, temë e takimit të kryeprokurores Rama


Shqipëri: Akuzat për korrupsion, temë e takimit të kryeprokurores Rama
Shqipëri: Akuzat për korrupsion, temë e takimit të kryeprokurores Rama

Në Shqipëri akuzat për korrupsion që po shkëmbejnë kohët e fundit shumica dhe opozita, por edhe disa përfaqësues politik me njëri tjetrin duket se ka qenë një ndër temat e takimit të sotëm në Prokurorinë e përgjithshme të kryeprokuores Ina Rama me drejtorin e Shërbimeve Sekrete Bahri Shaqiri dhe atë të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Adriatik Llalla.

Njoftimi për shtyp i Prokurorisë së Përgjithshme nuk jep detaje por shpjegon se “tre drejtuesit e lartë gjatë takimit trajtuan edhe probleme që kanë të bëjnë me çështjet më aktuale që kanë lidhje me objektin e punës së këtyre institucioeve dhe që janë edhe në fokus të opinionit publik". Të tre drejtuesit e lartë kanë rënë dakort me faktin se shkëmbimi i informacionit merr një rëndësi të veçantë për rritjen e efikasitetit të punës së këtyre institucioneve dhe për nevojën e bashkëpunimit në mënyrë që t’u përgjigjen me profesionalizëm çështjeve me të cilat përballen në punë e tyre.

Aktualisht prokuroria ka nisur hetimet për disa nga çështjet e denoncuara publikisht si sfera korruptive, si ajo që lidhet me ndërtimet në një zonë të Tiranës ku demokratët vënë gishtin mbi kryetarin e bashkisë së kryeqytetit Edi Rama, apo privatimi i ish ekspozitës “Shqipëria Sot” ku socialistët akuzojnë qeverinë për përfshirje të njerëzve të saj. Ndërsa inspektoriati i kontrollit të pasurive thuhet se ka nisur verifikimin e deklarimit të ish ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti për përfitimin e 1.8 milion eurove nga shitja e aksioneve të tij në një shoqëri që pritet të ndërtojë një fabrikë tullash e që së fundi është akuzuar dhe nga kryetari i partisë së tij Ilir Meta si peng i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

XS
SM
MD
LG