Lidhje

Ish-ministri Prifti deklaron se do të vazhdojë të mbështesë koalicionin PD-LSI


Ish-ministri Prifti deklaron se do të vazhdojë të mbështesë koalicionin PD-LSI

Ish-ministri Prifti deklaron se do të vazhdojë të mbështesë koalicionin PD-LSI

Ish-ministri i ekonomisë, Dritan Prifti, deklaroi sot se largimi i tij nga ky post nuk do të sjellë asnjë ndikim negativ në koalicionin qeveritar PD-LSI. Zoti Prifti i bëri këto komente në një konferëncë shtypi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është sot më i rëndësiëhm se çdo aksion politik destruktiv. "Tani jemi shumë pranë vendimit historik të Europës për heqjen e vizave për gjithë shqiptarët. Për asnjë arsye dhe për asnjë interes të ngushtë unë nuk mund të bëj asnjë veprim që të shkojë ndesh me interesin e shqiptarëve dhe të kombit shqiptar" - tha zoti Prifti.

Deputeti Prifti bëri një përmbledhje të punës në krye të ministrisë së ekonomisë, ku përfshiheshin rezultate mjaft pozitive në këtë fushë gjatë një viti, duke lënë të kuptohet se shkarkimi i tij nuk ka patur motive profesionale apo zyrtare. "Këtej e tutje do të jem edhe më shumë aktiv në politikë. Unë do të vazhdoj që të shërbej në parlament, do të vazhdoj t'i rri pranë elektoratit që më ka votuar me shumicë, edhe duke qenë një përfaqësues i një partie të vogël. Pa asnjë diskutim do të jem në mbështetje të koalicionit qeverisës dhe të mazhorancës së tij parlamentar" - tha ai.

Opozita socialiste deklaroi përmes kryetarit të saj, Edi Rama, se largimi i ministrit Prifti nga qeveria nuk ishte transparent dhe se kjo ishte një përpjekje për të fshehur korrupsionin qeveritar. Sulmet e PS-së ndaj ministrit Prifti nisën pas publikimit të deklaratës vetjake të pasurisë, ku pasqyroheshin shuma të konsiderueshme pasurish në euro. "Unë kam ardhur në parlament në vitin 2005 me votat e mia, deputet i një partie të vogël e të sapokrijuar. Atë vit unë kam qnë në listën e LSI-së deputeti më i votuar në Shqipëri. Edhe në zgjedhjet e 2009 kam fituar me votat e mia. Pra, jam një njeri i votuar që kam 9 vjet në parlament dhe nuk kam asnjë merak për të ardhmen e veprimtarisë time politike sepse njerëzit më votojnë dhe alternativat janë përpara" - tha ai.

Me propozim të LSI-së, kryeministri Sali Berisha, i kërkoi dje presidentit Bamir Topi, që të dekretojë zëvendëskryeministrin Ilir Meta në postin e ministrit të ekonomimsë dhe të zotit Edmond Haxhinasto ministër i jashtëm. Dekretet u shpallën sot, ndërsa ende nuk ka të dhëna se çfarë ndikimi mund të kenë ndryshimet e ministrave të LSI-së në jetën e parlamentit.

XS
SM
MD
LG