Lidhje

Uragani Ërl në lëvizje drejt pjesës lindore të SHBA


Uragani Ërl në lëvizje drejt pjesës lindore të SHBA
Uragani Ërl në lëvizje drejt pjesës lindore të SHBA

Uragani Ërl po lëviz me shpejtësi të madhe drejt pjesës lindore të Shteteve të Bashkuara, pasi shkaktoi dëme në ishujt e Karaibeve.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në Miami tha se sot në mëngjes stuhia e kategorisë së katërt vazhdoi me erëra që kapnin shpejtësinë prej 215 kilometra në orë. Zyrtarët thonë se presin që uragani ta shtojë intensitetin, ndërsa i afrohet brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara, ku pritet të prekë tokën të enjten në mëngjes, në zonën mes shteteve të Karolinës së Jugut dhe New England.

Administratori i Agjencisë Federale për Menaxhimin e Situatave Emergjente, Craig Fugate u bëri thirrje sot banorëve përgjatë bregdetit lindor të vendit që të përgatiten për t’u evakuar nëse është nevoja.

XS
SM
MD
LG