Lidhje

Protesta masive në dhjetëra kryeqytete evropiane

  • Zëri Amerikës

Mjekët, punonjësit e transportit, mësuesit dhe zyrtarë të tjerë u hodhën sot në demonstrata duke marshuar në dhjetëra kryeqytete evropiane kundër masave të ashpra të qeverive të tyre që kanë për qëllim kontrollin e borxheve.

Protestuesit spanjoll hodhën sende dhe dogjën një makinë policie në Barcelonë, ndërkohë që policia arrestoi disa demonstrues.

Në Madrid, sindikatat që përfaqësojnë më shumë se 2 milionë punëtorë zhvilluan një protestë të përgjithshme që paralizoi trafikun dhe gati ndaloi udhëtimet ajrore. Shumë madridas shkuan në këmbë në punë ndërkohë që qindra njerëz bllokuan rrugën kryesore Gran Via në Madrid.

Protesta të tjera u zhvilluan edhe në Greqi, Irlandë. Dhjetra mijëra protestues u mblodhën sot në Bruksel për një demonstrate masive kundër masave të ashpra ekonomike, që po zbatohen nga disa vende evropiane në përpjekje për të ulur deficitin.

Disa qeveri europiane janë detyruar të bëjnë shkurtime të pagave, pensioneve dhe vendeve të punës që kanë shkaktuar demonstrata të shumta gjatë muajve të fundit. Komisioni i BE-së po shqyrton një propozim për ndëshkimin e vendeve anëtare që kanë borxhe e të cilat ende po financojnë programet sociale.

Dhjetra demonstrata janë zhvilluar muajt e fundit kudo në Evropën perëndimore ku kanë marrë pjesë që nga mjekët e deri te shoferët dhe mësuesit, të cilët janë kundër shkurtimeve buxhetore të shkaktuara nga recesioni global.

XS
SM
MD
LG