Lidhje

Ilaç i ri për parandalimin e verbimit

  • Zëri Amerikës

Ilaç i ri për parandalimin e verbimit

Ilaç i ri për parandalimin e verbimit

Studjuesit në Institutin Mbretëror të Britanisë për të Verbërit thonë se kanë zbuluar një ilaç të ri, i cili mund të parandalojë verbimin.

Verbimi ashtu sikurse edhe faza të para të tij, si shikimi i turbullt, apo njollat e zeza, janë simptoma të Sëmundjes së njohur si Bllokimi i Venave të Retinës, që shkaktohet nga një bllokim në enët e gjakut të syrit. Kjo sëmundje prek 1 në 200 njerëz mbi moshën 30 vjeçare.

Personat që vuajnë nga kjo sëmundje venë re papritur se shikimi në njërin sy i është dëmtuar, ose i është bërë i turbullt.

Për të shmangur këtë sëmundje, në syrin e pacientit vendoset një minikapsulë, e cila lëshon ilaçin Ozurdex, për 6 muaj rresht dhe pastaj ajo absorbohet nga trupi. Ky është mjekimi i parë i efektshëm që shmang bllokimin e venave të retinës, një proces i ngjashëm me atë të goditjes në tru.

Studjuesit thonë se ilaçi i ri mund t’i ndihmojë pacientët të ngasin makinën, që më parë nuk e kanë bërë dot këtë veprim në saje të shikimit të turbullt, si dhe t’u kthjejë disa të tjerëve kënaqësinë e leximit.

Provat e para kanë treguar se ilaçi Ozurdex i vendosur tek syri i pacientëve ka patur rezultat pozitiv dhe Instituti Mbretëror për të Verbërit po i kërkon qeverisë ta japin atë falas për pacientët që kanë nevojë për të.

XS
SM
MD
LG