Lidhje

Krijohet Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit


Krijohet Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Krijohet Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndёrmarrjeve njoftoi sot krijimin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan tё Zhvillimit, njё organizёm jofitimprurёs, i cili do tё mbёshtesё me njё kapital prej 140 milionё dollarёsh zhvillimin ekonomik tё Shqipёrisё. Fondacioni pritet tё investojё programe zhvillimi nё shkollat shqiptare tё tё gjitha niveleve, sipёrmarrje private, eko-turizёm kulturor dhe zhvillim pёr udhёheqje.
Kryetari i Fondit Shqiptaro-Amerikan tё Ndёrmarrjeve dhe i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan tё Zhvillimit, Majkёll Granof, thotё se tashmё nga ky bashkёpunim ёshtё krijuar njё mjedis i ri dhe dinamik biznesi.
"Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit do tё menaxhojё programe zhvillimi nё afate tё gjata, duke i trajtuar çёshtjet nё thellёsi. Kemi marrё lejen e qeverisё amerikane pёr kёtё veprimtari, kemi pёrcaktuar fushat e punёs dhe drejtuesit, dhe tani po studjojmё programet e zhvillimit. Kemi fonde tё mjaftueshme dhe Fondacioni do tё qёndrojё shumё gjatё nё Shqipёri. Qёllimi kryesor ёshtё qё ndryshimet nё jetёn dhe ekonominё e vendit tё jenё tё pёrhershme." - tha zoti Granof.

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndёrmarrjeve u themelua 15 vjet mё parё me 30 milionё dollarё nga qeveria amerikane pёr tё mbёshtetur kompanitё private dhe ekonominё e tregut nё Shqipёri. Tani Fondi ёshtё 6-fishuar nё kapitale, duke investuar nё 40 kompani.
Kryetari i Nderit i Fondit, Domenik Skalione, njё nga themeluesit e tij shumё vite mё parё, thotё se qёllimi i vetёm mbetet pёrmirёsimi i jetёs sё shqiptarёve. "
Dёshira e mirё e popullit amerikan pёr tё ndihmuar Shqipёrinё, u zhvillua falё dёshirёs sё vetё popullit shqiptar pёr tё ndihmuar vetveten. Fondi ёshtё krenar pёr ato qё ka ndёrtuar nё Shqipёri. Janё bёrё shumё ndryshime dhe shumё tё tjera nevojiten ende. Tani Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit dёshiron qё tё mbёshtesё Shqipёrinё nё njё nga fushat mё themelore pёr çdo popull, siç ёshtё arsimi cilёsor.
Ne shohim qё Shqipёria ka nevojё pёr mbёshtetje nё kёtё fushё. Ne do tё ndihmojmё qё arsimi shqiptar tё ngrihet nё lartёsinё e vendeve mё tё zhvilluara dhe ndihma do tё jetё e thellё nё tё gjitha nivelet, qё nga fёmijёt e vegjёl e deri tek studiuesit universitarё", - tha zoti Skalione.
Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndёrmarrjeve ka investuar drejtpёrdrejt 111 milonё dollarё nё 77 investime, duke hapur mbi 5 mijё vende pune, duke i shtuar 1,2 miliardё dollarё Prodhimit tё Brenshёm Kombёtar nga portofoli i kompanive shqiptare.
Investime mё tё spikatura tё Fondit Shqiptaro-Amerikan tё Ndёrmarrjeve, midis dhjetёra financimeve, janё Banka Amerikane e Shqipёrisё, qё u kreditoi 1 miliardё dollarё kompanive vendase, kompania ALEAT qё prodhoi 2,4 milionё karta identiteti dhe 1,1 milionё pasaporta biometrike, kompani tё njohura sigurimesh si SIGAL dhe Aeroporti Ndёrkombёtar "Nёnё Tereza".

XS
SM
MD
LG