Lidhje

Media greke publikon të ardhurat e ministrave të qeverisë Papandreu

  • Zëri Amerikës

Media greke publikon të ardhurat e ministrave të qeverisë Papandreu

Media greke publikon të ardhurat e ministrave të qeverisë Papandreu

Media greke ka publikuar sot të ardhurat e disa prej të ministrave të qeverisë Papandreu. Rrogat e tyre të majme dhe të ardhurat prej qindra mijëra eurosh në vit, kanë zemëruar banorët e Greqisë, të cilët po përballen me krizën e rëndë ekonomike që ka përfshirë vendin.

Ministra milionerë, me të ardhura tejet të mëdha, ndonëse vendi mbetet në një krizë dhe borxh të madh. Këtë mësuan sot qytetarët grekë nga gazetat, të cilat njoftuan se disa ministra fitojnë më shumë se 150 mijë euro në vit, ndërkohë që rroga e shumë njerëzve është ulur 20-30% pas masave të ashpra që ka marrë qeveria.

“Njerëzit ndjehen të fyer dhe duan që qeveria të ndërmarrë e para hapa për të kursyer për t’u bërë shembull. Kështu ata do të na bindin të gjithëve që jemi në kohra të vështira, se të gjithë duhet të shtrëngojmë rripin. “ thotë Vasilis Botsakos, banor i Athinës.

Por analisti i ekonomisë, Vangjelis Agapitos, ngre argumentin se një shkurtim në ekzekutiv mund të sjellë “ pasoja psikologjike” ; ajo që duhet bërë sipas tij është një “ristrukturim i thellë i sektorit publik” i cili mund të ndihmojë realisht gjendjen financiare të vendit.

Greqia ësht në krizë të thellë, ndërkohë që përpiqet të frenojë deficitin buxhetor dhe borxhin publik i cili solli dhe falimentimin financiar në muajin maj.

Kjo situatë u shmang, përmes një pakete tre vjeçare me hua emergjente prej 110 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në përgjigje të kësaj, qeveria vendosi masa të ashpra për të ulur deficitin buxhetor.

Masat, ku përfshiheshin shkurtime në rrogat e sektorit publik, rrudhje të pensioneve dhe rritje të taksave, sollën zemërimin e sindikatave.

FMN-ja thotë se implementimi i programit të masave të rrepta nga ana e Greqisë ka nisur të japë rezultate, ndërsa ministri grek i financave tha javën e kaluar se kriza e vendit të tij mund të jetë më pak e rëndë se ç’ishte parashikuar.

Ministri Jorgos Papakonstantinu tha se qeveria shpreson se ekonomia e Greqisë do të tkurret më pak se 4%, nga ç’ishte parashikuar në planin e masave për të nxjerrë vendin nga kriza.

XS
SM
MD
LG