Lidhje

Mijëra grekë protestuan sot në Selanik ndaj masave të ashpra të qeverisë


Mijëra grekë protestuan sot në rrugën e Selanikut ndaj masave të ashpra të qeverisë, që synojnë pakësimin e borxhit të vendit.

Demonstratat e udhëhequra nga sindikatat u mbajtën në prag të një fjalimi të kryeministrit Jorgo Papandreu, lidhur me planet për ekonominë e Greqisë në të ardhmen.

Më tepër se 4 mijë policë kishin dalë në rrugë, për të shmangur dhunën. Sot në mëngjes, një person u arrestua nën akuzat se kishte qëlluar me këpucë zotin Papandreu.

Qeveria greke ra dakord për marrjen e masave të ashpra në maj, pas një ndihme financiare prej 140 miliardë dollarësh nga FMN-ja dhe BE-ja.

Këtë muaj, Greqia është në plan të marrë këstin prej 11,4 miliardë dollarësh të ndihmës nga jashtë.

XS
SM
MD
LG