Lidhje

FMN: Sistemi financiar global është rimëkëmbur deri diku nga kriza ekonomike


FMN: Sistemi financiar global është rimëkëmbur deri diku nga kriza ekonomike
FMN: Sistemi financiar global është rimëkëmbur deri diku nga kriza ekonomike

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se sistemi financiar global është rimëkëmbur deri diku nga kriza ekonomike, por vazhdon të jetë pjesa më delikate e rimëkëmbjes.

Një studim i FMN-së, i publikuar sot, vë në dukje se problemet në sektorin bankar tregojnë se qeveritë duhet të marrin masa të ngadalshme e të kujdesshme para se të tërheqin mbështetjen për institucionet financiare. Në studim bëhet thirrje edhe për sqarimin e rregullave të reja që kanë të bëjnë me kontrollin e sistemit financiar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha gjithashtu se kriza e borxheve në Evropë ngadalsoi rimëkëmbjen ekonomike, madje paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara përballen me probleme të vazhdueshme në tregun e shtëpive dhe në nivelin e papunësisë.

Ndërsa ekonomitë e zhvilluara përballen me vështirësi, studimi vë në dukje se zhvillimi në ekonomitë e reja është veçanërisht i fuqishëm.

Raporti rutinë i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi stabilitetin ekonomik publikohet ndërkohë që udhëheqësit e Bankës Botërore dhe FMN-së mblidhen këtë javë në Uashington me zyrtarë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar reformat financiare, zhvillimin ekonomik dhe çështje të tjera.

XS
SM
MD
LG