Lidhje

Sigurimet, emigrantët në pozitë të vështirë

  • Raimond Kola

Shumë prej emigrantëve shqiptarë në Greqi që nuk kanë mundur të ripërtërijnë Lejen e Qëndrimit, kryesisht për shkak të mungesës së sigurimeve, sipas Kodit grek të Emigracionit, mund të përfitojnë Leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme.

Por, për një kategori të gjerë emigrantësh, që kanë humbur vendet e punës, është vëvshtirë të sigurohet blerja e ditëve të siguracionit. Njoftimet nga Athina flasin se së fundi Ministria e Brendshme greke ka shtyrë afatin për blerjen e ditëve të siguracionit për gjithë ata emigrantë që kanë paraqitur dokumentet për marrjen e Lejeve të Qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme. Autoritete greke e kanë lidhur shtyrjen e afatit me mospërcaktimin ende të praktikave që do të ndiqen prej Entit Grek të Sigurimeve, IKA për blerjen e ditëve të sigurimit. Ministria e Brendshme greke ka përcaktuar se deri në në nxjerrjen e një qarkoreje për këtë çështje të mos refuzohen aplikimet e emigrantëve për lejet e reja të qëndrimit. Ndërkaq,siaps njoftimeve të shtypit që del në gjuhën shqipe në Athinë Enti i Siguracioneve të Bujqësisë është një tjetër aletrnativë ku emigrantët shqiptarë mund të blejnë ditët e sigurimeve që kërkohen në kriteret e marrjes së lejeve të qëndrimit. Gazeta “Tribuna shqiptare” që del në Athinë shkruan se ky Ent e ka nxjerrë tashme qarkoren me gjithë praktikat e blerjes së ditëve të sigurimit.Por tarifa vlerësohet nga emigrantët tepër e lartë, rreth 1.865 Euro, për 150 ditë siguracioni. Kjo tarifë është vetëm për vitin aktual pasi në vitet e ardhshme tarifa ndryshon në rritje, pas reformës së sigurimeve shoqërore që pritet të hyjë në fuqi megjithë protestat e mëdha të fermerëve në mbarë Greqinë.

Leja e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme

Sipas ndryshimeve që u bënë në Ligjin grek për Emigraionin Lejet e Qëndrimit për arsye te jashtezakonshme lëshohen nga Administrata e Decentralizuar greke (ish Periferia) dhe jo nga Drejtoria e Emigracionit ne Ministrine e Brendshme, në Athinë. Përfitues të këtyre lejeve të qëndrimit janë emigrantët të cilët kane patur qofte edhe një leje qendrimi perfundimtare e cila ka skaduar brenda 10 vjeçarit te fundit dhe vertetojnë me dokumente të ndryshme se kanë krijuar lidhje të forta me vendin duke bere të domosdoshëm qendrimin e tyre në Greqi. Një kategori tjetër janë emigrantët që kanë patur të paktën 5 vjet qëndrim të ligjshëm në 10 vitet e fundit në Greqi. Kushtet qe parashikohen per perfitimin e kësaj leje janë: Së pari çdo emigrant që aplikon duhet të ketë një libër shendeti personal ose familjar. Në rast mungese të librit të shëndetit jepet mundësia për blerjen e ditëve të punës me qëllim ripërtëritjen e tij. Praktika e blerjes së diteve të punës nga IKA mbetet ende pezull Së dyti cdo emigrant duhet të paguajë një taksë prej 300 euro. Sipas Kodit të Emigracionit kjo Leje Qëndrimi është 2 vjeçare, por e lehtëson çdo emigrant në praktikat e mëteshme të statusit të qëndrimit në Greqi.

XS
SM
MD
LG