Lidhje

36 të vdekur nga një aksident hekurudhor në Indonezi

  • Zëri Amerikës

36 të vdekur nga një aksident hekurudhor në Indonezi

36 të vdekur nga një aksident hekurudhor në Indonezi

Zyrtarët indonezianë e kanë cilësuar si rezultat i një gabimi njerezor, aksidentin hekurudhor që la 36 të vdekur dhe plagosi më shumë se 30 të tjerë sot në këtë vend.

Zyrtarët dhe pasagjerët që i shpëtuan aksidentit thonë se shumë nga viktimat ishin në gjumë kur treni që udhëtonte nga Xhakarta për në Surabaya u përplas me një tren tjetër të ndalur në stacionin e qytetit Petarukan. Forca e goditjes nxori disa vagona nga shinat, duke lënë pas trupa viktimash dhe copa metalike.

Banorët e zonës shpejtuan për të ndihmuar personat në nevojë duke u përpjekur t'i nxirrnin nga vagonat me mjete rrethanore, para mbërritjes së ekipeve të specializuara.

Autoritetet thonë se qindra vetë udhëtonin me dy trenat e përfshirë në aksident.

XS
SM
MD
LG