Lidhje

Rafsanjani: Irani t'i marrë seriozisht sanksionet ndërkombëtare


Ish-presidenti i Iranit Ali Akbar Rafsanjani i ka bërë thirrje udhëheqjes së vendit të mos i trajtojë si të parëndësishme sanksionet ndërkombëtare kundër Teheranit.

Agjencia iraniane e lajmeve ILNA citoi klerikun e lartë të ketë thënë se Irani ka përjetuar luftë dhe kërcënime ushtarake gjatë 3 dekadave të fundit, por kurrë nuk ka qenë objekt i një arrogance të tillë globale, siç u shpreh ai.

Rafsanjani i bëri komentet sot në një sesion të Asamblesë së Ekspertëve Iranianë, një organizatë e fuqishme që ai drejton, e cila mbikqyr punën e Udhëheqësit Suprem të vendit. Ai tha se zyrtarët qeveritarë duhet t’i marrin seriozisht këto sanksione, dhe jo të tallen me to.

Ish-presidenti tha se sanksionet ndërkombëtare janë një “sulm i planifikuar” kundër Iranit, por shtoi se vendi ka kapacitetin t’i kapërcejë ato.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi në qershor një raund të katërt sanksionesh kundër Iranit, në përgjigje të kundërshtimit nga ana e Teheranit për të ndalur pasurimin e uraniumit. Përveç këtyre sanksioneve, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera kanë vendosur masa ndëshkuese

XS
SM
MD
LG