Lidhje

Irani anulon papritur planet për lirimin e një prej alpinistëve amerikanë

  • Zëri Amerikës

Avokatët iranianë të tre alpinistëve amerikanë të burgosur në Iran thonë se familjet e alpinistëve janë të pakënaqura që planet për lirimin e njërit prej tyre u anuluan.

Masoud Shafii sot i tha rrjetit televiziv CNN se po bëhet abuzim me ndjenjat e familjesë së Sarah Shourd.

Irani i anuloi papritur planet për lirimin sot të një prej alpinistëve amerikanë që mbahen në Teheran janë “anulluar” për shkak se procesi ligjor nuk ka përfunduar.

Agjencia IRNA citoi prokurorin Xhafari Dolatabadi, i cili ka thënë se procesi gjyqësor i Sarah Shourdit nuk ka përfunduar.

IRNA tha se ai i bëri këto komente në të njejtën ditë që një zëdhënës i ministrisë së Jashtme iraniane tha se Presidenti Mahmud Ahmedinezhad ishte i përfshirë drejtpërdrejt në vendimin për të liruar një prej tre amerikanëve, të cilët janë mbajtur në burgjet iraniane për më shumë se një vit.

Shourd dhe amerikanët Shane Bauer dhe Xhosh Fejtëll u arrestuan më 31 korrik 2009 deh më pas u akuzuan për spiunazh. Por ata u thanë anëtarëve të familjes që i vizituan se kishin hyrë aksidentalisht në Iran dhe se nuk ishin të angazhuar në asnjë lloj veprimtarie spiunazhi.

Më herët dje, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Ramin Mehmanparast, tha se autoritetet kishin vendosur ta lironin zonjushën Shourt me rastin e Fitër Bajramit, përfundimi i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe për të treguar “kujdesin e veçantë të Iranit ndaj vajzave dhe grave”.

XS
SM
MD
LG