Lidhje

Alpinistja e liruar amerikane i bën thirrje Iranit të tregojë "dhembshuri"


Një alpiniste amerikane, e cila u mbajt për më shumë se një vit në një burg të Iranit, tha se ajo dhe dy alpinistë të tjerë ishin "viktima të rrethanave të rënda".

Sarah Shourd i tha sot shërbimit persian të Zërit të Amerikës se shpreson që sistemi iranian të tregojë "dhembshuri" për ato që ajo i cilësoi si "rrethana fatkeqe".

Autoritetet iraniane e liruan alpinisten Shourd në fillim të këtij muaji, por vazhdojnë të mbajnë 2 shokë të saj, amerikanët Shane Bauer dhe Josh Fattal. Autoritetet iraniane i kanë akuzuar alpinistët për spiunazh.

Ajo tha se u shkruan dy shokëve të saj çdo ditë. Ajo tha se ata ishin në Irak afër kufirit me Iranin vitin e kaluar kur një person i këshilloi ata për një rrugë të mirë alpinizmi. Ajo tha se ata u ndaluan nga rojet iraniane pas disa orësh dhe gjatë kësaj kohe nuk kishin parë ndonjë shenjë kufitare.

XS
SM
MD
LG