Lidhje

Fillojnë bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve në Uashington

  • Zëri Amerikës

Fillojnë bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve në Uashington

Fillojnë bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve në Uashington

Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë po takohen në Uashington sot për bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes në gati dy vjet.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton po mbikqyr negociatat mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentit palestinez Mahmud Abas. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se shpresojnë të arrijnë një marrëveshje brenda një viti.

Zoti Netanjahu dhe zoti Abas shprehën përkushtimin e tyre ndaj përpjekjeve të paqes gjatë një takimi dje në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Barak Obama.

Presidenti amerikan tha se ai është deri diku optimist se paqja mund të arrihet. Ai tha se të dy palët e dinë se vite mosbesimi nuk mund të zhduken brenda natës.

Megjithatë ka edhe pengesa, duke përfshirë kërcënimin për dhunë, e cila është shfaqur gjatë dy ditëve të fundit përmes dy sulmeve kundër civilëve izraelitë, për të cilat e mori përgjegjësinë grupi militant palestinez Hamas.

Zoti Abas i dënoi të shtënat me armë nga të cilat u vranë katër izraelitë dhe u plagosën dy të tjerë në Bregun Perëndimor.

XS
SM
MD
LG