Lidhje

Miçëll, pa zgjidhje për ndërtimet pas takimit me presidentin Abaz


Miçëll, pa zgjidhje për ndërtimet pas takimit me presidentin Abaz
Miçëll, pa zgjidhje për ndërtimet pas takimit me presidentin Abaz

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçëll përfundoi një takim me presidentin palestinez Mahmud Abas, duke mos deklaruar asngjë në lidhje me zhvillimin e bisedimeve të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Mbas takimit, zoti Miçëll tha se ndërmjetësit po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur “gjuhën e përbashkët” mes Izraelit dhe palestinezëve. Ndërmjetësi palestinez Saeb Erekat tha se zoti Mitçëll do të ketë një takim të dytë me udhëheqësit izraelitë sot, ndërsa të premten do të takohet sërish me z. Abbas.

Mittçëll po përpiqet që të bindë palestinezët që të qëndrojnë në biesdimet me Izraelin, ndërkohë që të dielën ka përfunduar ndalimi i ndërtimeve hebraike në bregun e pushtuar Perëndimor.

Palestinezët thonë se çështja e ndërtimeve, është kritike për të vendosur nëse ata do të vazhdojnë ose jo bisedimet e drejtpërdrejta me Izraelin.

Agjencitë izraelite të lajmeve thonë se presidenti amerikan Barak Obama i ka ofruar Izraelit një listë favoresh nëse ky i fundit bie dakort që të zgjasë periudhën e mos vazhdimit të ndërtimeve edhe për dy muaj. Organizatat e lajmeve citojnë një raport nga Instituti për Politikat e Lindjes së Afërme, me seli në Uashington, ku renditen siguritë që i jepen Izraelit, mes tyre dhe një premtim amerikan për vendosjen e veto-s për çdo iniciativë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje me paqen arabo- Izraelite, gjatë periudhës një vjeçare të negociatave.

XS
SM
MD
LG