Lidhje

4 izraelitë të vrarë në Bregun Perëndimor


Zyrtarë izraelitë thonë se katër izrealitë u vranë pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj automjetit të tyre në Bregun Perëndimor.

Sulmi u krye në orët e para të mbrëmjes pranë hyrjes së vendbanimit izraelit të Kiryat Arbës, jo larg qytetit të tensionuar të Hebronit. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shërbimi kombëtar izraelit i shpëtimittha se viktimat ishin dy burra dhe dy gra. Sipas njoftimeve, një nga gratë ishte shtatzënë.

Incidenti ndodh ndërsa zyrtarët izraelitë dhe palestinezë përgatiten të takohen për bisedime direkte paqeje në Uashington.

Zyrtarët izraelitë kanë shprehur shqetësimin se sulme të tilla mund të shfrytëzohen për të penguar bisedimet e paqes që fillojnë të enjten.

XS
SM
MD
LG