Lidhje

Kosovë: Hidhet në erë antena a një operatori vendas të telefonisë celulare


Kosovë: Hidhet në erë antena a një operatori vendas të telefonisë celulare
Kosovë: Hidhet në erë antena a një operatori vendas të telefonisë celulare

Në Kosovë, policia bëri të ditur se një antenë e njërit nga operatorët vendas të telefonisë celulare, e vendosur në veriun e Kosovës është hedhur në erë nga persona të panjohur. Policia tha se incidenti ka ndodhur në fshatin Jarijë të komunës së Leposaviqit, një nga komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Incidenti I cili ka kaluar pa pasoja në njerëz është duke u hetuar nga autoritetet e policisë por deri tash nuk ka pasur ndonjë të dyshuar rreth tij.

Incidente të ngjashme janë shënuar gjatë ditëve të fundit, pas operacionit të autoriteteve të Kosovës për mënjanimin e operatorëve të paligjshëm të telefonisë celulare serbe.

XS
SM
MD
LG