Lidhje

Amnesty International i bën thirrje BE-së të mos i kthejë romët në Kosovë


Amensty International thotë se vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të ndalojnë dëbimin e popullsisë rome drejt Kosovës, ku ata mund të përballen me diskriminim dhe dhunë.

Grupi i të drejtave të njeriut thotë përmes një raporti të publikuar sot se autoritetet evropiane nganjëherë i ndalojnë romët në mes të natës dhe i dëbojnë për në Kosovë, shpesh vetem me rrobat që kanë në trup.

Amnesty International thotë se popullsia rome përballet me persekutim në Kosovë, ku shumica shqiptare i trajton ata si bashkëpunëtorë të serbëve.

Amnesty International thotë se qeveritë e Bashkimit Evropian rrezikojnë të shkelin ligjin ndërkombëtar duke dërguar njerëz në vende ku përballen me dhunë. Raporti nuk jep me emra vendet përgjegjëse për dëbimin e popullsisë rome, por dy raste të përmendura në raport përfshinin romë të kthyer nga Gjermania në Kosovë.

XS
SM
MD
LG