Lidhje

Maqedoni: Vështirësi në procesin e pastrimit të figurave


Maqedoni: Vështirësi në procesin e pastrimit të figurave
Maqedoni: Vështirësi në procesin e pastrimit të figurave

Komisioni për Verifikimin e Fakteve në Maqedoni, një organ që po bën pastërtinë e figurave publike, pohon se në arkivat e vendit nuk ndodhen të gjitha dosjet e shërbimeve sekrete, dhe shtojnë se një numër i madh i tyre duhet të jenë në Beograd, që nga koha e Jugosllavisë. Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ndodhet në Beograd ku ka kërkuar që dosjet e shtetasve të Maqedonisë të transferohen në Shkup. Ligji për pastërinë e figurave në Maqedoni përfshin periudhën nga viti 1945 deri në 1991. Personat që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete nuk lejohet të ushtrojnë poste zyrtare.

XS
SM
MD
LG