Lidhje

Melanoma metastazike, përpjekje të reja për trajtim

  • Astrit Lulushi

Melanoma metastazike, përpjekje të reja për trajtim

Melanoma metastazike, përpjekje të reja për trajtim

Në vitin 2009, në Shtetet e Bashkuara u diagnostikuan më shumë se 68 mijë raste të reja të kancerit të lëkurës Melanoma metastazike. Ky lloj kanceria kur fillon të përhapet është e vështirë për t'u trajtuar. Por një mënyrë e re trajtimi tregon se tumori i melanomës u zvogëlua shumë tek 80 për qind e pjesmarrësve në studim. Rezultatet u publikuan në Revistën Mjekësore të Nju Englandit.


Më shumë se 8600 amerikanë vdiqën nga melanoma vitin e kaluar. Melanoma metastazike njihet si një kancer me shumë pak mundësi për t'u trajtuar. Studimi, megjithëse jo mjaft i gjërë, tregoi se një terapi të re e quajtur PLX4032, e zvogëlon tumorin në mënyrë të dukëshme tek 80 përqind e pacientëve me Melanomë metastazike në fazë të avancuara.

Ekspertët thonë se heqja e kancerit të lëkurës në fazën fillestare zakonisht ofron prognoza të mira, por kur tumori fillon të përhapet, shanset e pacientëve për të mbijetuar janë të pakta.

Shkencëtarët pranë institutit Sloane Kettering për kërkime në fushën e kancerit thonë se rezultatet janë mbresëlënëse, por është herë të thuhet nëse trajtimi do të ketë efekte afatgjate. Ata thonë se deri tani janë zhvilluar dy faza a seanca trajtimi dhe ata ndodhen në përgatitjet e fundit për fazën e tretë përfcaktuese.

Kreatina për forcimin e muskujve të zemrës

Kreatina është një aminoacid që shpesh sportistët marrin në formë tabletash për të shtuar muskujt e tyre. Gjatë një studimi në Britani, shkencëtarët vendosën për t'u dhënë kreatinë edhe disa pacientëve me probleme në zemër për të parë nëse gjendja e tyre do të përmirësohej më shpejtë.Kreatina gjendet natyrshëm në ushqime, sidomos në mish. Pacientët me probleme kardiake ndonjëherë kanë muskuj të dobët, dhe shkencëtarët menduan se kreatina mund të përmirësojë shëndetit. Studimi zgjati tre muaj dhe u përqëndrua në 80 pacientë të cilët kryhen edhe ushtrime fizike gjatë programit. Pavarësisht nga besimi se kreatina do të ndihmonte shtimin e fuqisë dhe qëndrueshmërisë, mes pjesmarrësve nuk u vu re ndonjë ndryshim i rëndësishëm midis pacientëve të cilët morën kreatinë shtesë me ushtrimet e tyre, dhe atyre që kryen ushtrime fizike pa marrë kreatinë.

Shkencëtarët e shpjegojnë këtë rezultat duke thënë se përfitimet muskulare nga ushtrimeve fizike tek pacientët në studim mund të kenë qënë shumë më të madha sesa përfitimet e tyre muskulare nga kreatina shtesë, prandaj edhe ata nuk vunë re ndonjë ndryshim të thellë tek pacientët që iu dha kreatinë shtesë.

Analizë gjaku shmang biopsitë për pacientët që presin transplantim zemre

Jeta pritet të bëhet më e lehtë për pacientë që presin për transplantim të zemrës. Një studim i ri tregon se analizat e gjakut mund të zëvendësojnë analizat e deritanishme me biopsi para transplantimit për të përcaktuar nëse zemra e re do të pranohet ose refuzohet nga organizmi i pacientit.


Rreth 30 për qind e pacientëve me zemër të transplantuar përjetojnë të paktën një rast refuzimi të organizmit në vitin e parë pas transplantimit. Kjo është arsyeja që mjekët kryejnë biopsi, ndonjëherë javore, për të përcaktuar nëse zemra e re do t'i përshtatet organizmit ku pritet të transplantohet.

Në bazë të analizave të biopsisë, mjekët pastaj rregullojnë edhe regjimin e ilaçeve të pacientit.Por biopsia është një procedurë jo e lehtë, sepse mjekët u duhet të marrin pjesë të vogla nga indet e zemrës për të kontrolluar nëse organizmi do t'a pranojë ose jo zemrën e transplantuar. Për këtë qëllim, shumë pacientë u nënshrohen biopsive të vazhdueshme.

Por ndoshta jo më. Një studim i botuar ne revistën mjekësore të Nju Englandit tregon se mjekët mund të pakësojnë numrin e biopsive duke kryer një analizë gjaku së bashku me një elektro-kardio-gram EKG, për të njëjtësuar pacientët me rrezik të ulët për refuzimin e zemrës së transplantuar.

Shkencëtarët thonë se analizat e gjakut pakësuan 73 përqind numrin e biopsive mes një grupi pacientësh pjesmarrës në studim.

Sipas studimit, këto analiza gjakut nuk rekomandohen për të gjithë pacientët që kanë nevojë për transplantim të zemrës. Pacientët me rrezik të lartë rrefuzimi të këtij organi, duhet t'i nënshtrohen biopsive në zemër.

XS
SM
MD
LG