Lidhje

NATO miraton planin për tërheqjen nga Afganistani


NATO miraton planin për tërheqjen nga Afganistani
NATO miraton planin për tërheqjen nga Afganistani

Presidenti Obama, në komentet që bëri në përfundim të takimit të nivelit të lartë të NATO-s sot në Portugali, tha se traktati i ri START me Rusinë është një komponent kritik i sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.
Zoti Obama tha se kishte marrë mbështetje të fuqishme nga aleatët e NATO-s për këtë pakt, që ai e cilësoi si thelbësor në përpjekjet e Uashingtonit për të verifikuar se Moska po redukton arsenalin bërthamor.
Zoti Obama dhe Presidenti rus Dmitri Medvedev e nënshkruan traktatin në prill, me angazhimin për të reduktuar arsenalet bërthamore dhe për të vendosur një sistem të përbashkët verifikimi. Traktati nuk është ratifikuar ende nga organet legjislative të të dy vendeve.
Presidenti Obama i ka bërë thirrje Senatit ta ratifikojë traktatin brenda vitit 2010.

Udhëheqësit e NATO-s kanë mbështetur një plan për të transferuar kompetencat drejtuese të luftës në Afganistan në duart e forcave afgane dhe për të kaluar plotësisht kapacitetet ushtarake nën kontrollin e Kabulit brenda vitit 2014. Presidenti afgan Hamid Karzai e përshëndeti vendimin për atë që e cilësoi si një transferim efektiv, të pakthyeshëm dhe të qëndrueshëm. Por një zyrtar i lartë amerikan paralajmëron se Presidenti Obama nuk e ka mbështetur zyrtarisht përfundimin e misionit luftarak amerikan brenda atij afati.
Në takimin e dytë të NATOs në Lisbonë udhëheqësit e aleancës miratuan planin për transferimin e kompetencave për drejtimin e luftës në Afganistan në duart a Kabulit, dhe në vitin 2014 do t’ia dorëzojë kontrollin ushtarak forcave afgane.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Anders Fog Rasmusen tha se vitin tjetër aleanca do të fillojë t’ua kalojë kompetencat mbi çështjet e sigurisë forcave afgane dhe shpreson të përfundojë këtë proces nga fundi i vitit 2014.
Strategjia për tërheqjen e trupave varet nga përpjekjet për formimin e forcës afgane dhe aftësinë e saj për të kontrolluar përhapjen e kryengritjes. Objektiv i strategjisë është krijimi i një force me mbi 300 mijë pjesëtarë nga fundi i vitit 2011. Procesi i krijimit të kësaj force u godit nga numri i lartë i dezertimeve, dhe qeveria e Kabulit shihet si qeveri e përfshirë nga korrupsioni, e paqëndrueshme, e cila nuk mund të mbijetojë pa mbështetjen e huaj ushtarake.
Presidenti Karzai, i cili kohët e fundit i ka dëmtuar marrdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe me komandantin e forcave të NATO-s në Afganistan gjeneralin David Petreas, e ka caktuar vitin 2014 afat kur synohet që forcat afgane të marrin përgjegjesinë e plotë për sigurinë në vend.
Një tjetër temë parësore në axhendën e takimit janë marrëdhëniet e Natos me Rusinë. Kancelarja gjermane Angela Merkel i cilëson marrëdhëniet si partneritet me rëndësi historike:

“Besoj se bashkëpunimi me Rusinë në të vërtetë do të jetë një moment i rëndësishëm për të ardhmen e NATOs. Një ish armik ushtarak tani po bëhet partner. Ky mund të quhet ndryshim historik. Sigurisht ende është rrugë e gjatë para se ne të krijojmë një hapësirë të përbashkët të sigurisë me Rusinë, por fakti që është marrë hapi i parë në këtë drejtim është i një rëndësie të madhe. Për këtë arsye unë jam e kënaqur me këtë diskutim.”

Vendet anëtare të Aleancës synojnë të ftojnë Rusinë të angazhohet në sistemin evropian të mbrojtjes nga raketat. Dje në ditën e parë të takimit, udhëheqësit e NATO-s miratuan propozimin e ri të presidentit amerikan Barak Obama për një sistem të ri, të zgjeruar të mbrojtjes nga raketat për Evropën. Kjo marrëveshje është një fitore për presidentit Obama pas shumë vështirësive në politikën e jashtme dhe humbjeve të zgjedhjeve për kongres nga partia demokrate.

“Për herë të parë, ne kemi rënë dakord të ndërtojmë aftësitë mbrotjëse nga raketat për të mbuluar gjithë popullatën evropiane të NATOs dhe Shteteve të Bashkuara.”

Sekretari i përgjithshëm i NATOs Anders Fog Rasmussen tha se ky sistem do të kushtoj 273 milionë dollarë për një periudhë 10 vjeçare, dhe ai do të kërkojë bashkëpunim nga Rusia mbi këtë çështje.

XS
SM
MD
LG