Lidhje

Disa imigrantë të paligjshëm, të papunë, kthehen në vendet e tyre


Disa imigrantë të paligjshëm, të papunë, kthehen në vendet e tyre
Disa imigrantë të paligjshëm, të papunë, kthehen në vendet e tyre

Një Raport i Qendrës Pew për hispanikët thotë se numri i imigrantëve të paligjshëm në SHBA ka rënë, si rezultat i masave më të ashpra, si dhe për shkak të krizës së ekonomisë amerikane. Në vazhdim ju njohim me gjendjen e imigrantëve të ligjshëm dhe të paligjshëm në shtetin perëndimor të Nevadës.

Në një kishë në periferi të Las Vegasit, banorëve lokalë, të cilët ndeshen me kohë të vështira ekonomike, u ofrojnë ushqime falas.

Ritmi i papunësisë në Las Vegas po arrin shifrën 15 për qind, më tepër se 5 për qind mbi mesataren kombëtare.

Një arsye është kriza në tregun e shtëpive. Shumë imigrantë, të cilët erdhën për të punuar në ndërtim, tani nuk kanë më punë. Po ashtu, edhe të tjerë që punonin në kazinotë e qytetit.

Humbja e vendeve të punës është në veçanti e vështirë për imigrantët e paligjshëm, të cilët punojnë të ndërtim dhe shpesh lëvizin nga njeri shtet tek tjetri, thotë analisti i biznesit, Stephen Brown.

Fatkeqësisht, për njerëzit që punojnë në këtë sektor, gjendja është me të vërtetë problematike në mbarë vendin.

Anëtarja e kishës, Gloria Hernandes, thotë se shumë imigrantë janë kthyer në shtëpi.

Shumë njerëz, kryesisht nga Meksika, janë kthyer. Ne kemi ndihmuar shumë anëtarë të kishës dhe jo vetëm ata, por edhe njerëz të lagjes, të cilët kanë humbur vendin e punës dhe shtëpitë e tyre dhe që tani janë kthyer në Meksikë.

Qendra Pew për Hispanikët thotë se rënia e numrit të imigrantëve të paligjshëm në mbarë SHBA është pakësuar me rreth 1 milionë vetë nga 12 milionë që ishte në vitin 2007. Vetëm në Las Vegas ka 50 mijë imigrantë më pak.

Nëndrejtori i Qendrës Pew për Hispanikët, Mark Hugo Lopez, thotë se shkurtimi i vendeve të punës në ndërtim i ka shkurajuar disa imigrantë që të vijnë në SHBA.

Po ashtu, mundet që forcimi i rregullave në kufi, po vështirëson ardhjen e imigrantëve. Të gjitha këto janë arsye që përcaktojnë përse njerëzit mund të vendosin që ose jo të vijnë në SHBA. Rënia e numrit të imigrantëve lidhet me gjendjen aktuale ekonomike, disa prej tyre vendosin të largohen nga SHBA.

Në vitin 2009 u deportuan rreth 400 mijë imigrantë të paligjshëm, shumë prej tyre në Meksikë. Ciria Perez kryeson një shoqatë imigrantësh nga shteti meksikan Chihuahua. Ajo thotë se shumë familje meksikane tani janë të ndara.

Ka shumë familje të ndara, ku prindërit janë deportuar në Meksikë dhe prindit tjetër i është dashur të luftojë me papunësinë, me fëmijë, që kanë lindur në SHBA.

Fermin Ramirez është përfaqësuesi i Las Vegasit për një grup këshilltarësh për qeverinë meksikane, që quhet “Instituti i meksikanëve jashtë vendit”. Ai thotë se shumë të tjerë largohen nga vendi vullnetarisht.

Në vend që të vijmë këtu, ne kthehemi mbrapsht, sepse jemi më mire atje. Ne nuk kemi dokumente të ligjshme, nuk kemi punë, prandaj dhe mund të kthehemi në Meksikë, kjo është ideja e shumë familjeve që vijnë këtu.

Por profesoresha e juridikut, Sylvia Lazoz, e Universitetit Nevada të Las Vegasit, thotë se shumë imigrantë të paligjshëm që jetojnë në kushte të rënda në SHBA, qëndrojnë këtu për hir të fëmijëve të tyre të lindur në SHBA, që janë shtetas amerikanë. Ajo thotë se shpreson që reforma e imigracionit të bëhet për hir të tyre.

Edhe pse kemi patur rënie në numrin e imigrantëve të paligjshëm, shohim një brez tepër të qëndrueshëm fëmijësh, të cilëve duhet t’u kushtojmë vëmendje dhe kujdes, që të asimilohen dhe të kenë mundësira që ne duam t’i kenë, për të qenë të sukseshëm në jetën e tyre në Amerikë.

Analistët thonë se ekonomia meksikane është e lidhur ngushtë me atë amerikane dhe se të dy vendet janë të pritje të rimëkëmbjes ekonomike.

XS
SM
MD
LG