Lidhje

Pesë nobelistë ftojnë presidentin Obama në ceremoninë në Hiroshima


Pesë nobelistë ftojnë presidentin Obama në ceremoninë në Hiroshima
Pesë nobelistë ftojnë presidentin Obama në ceremoninë në Hiroshima

Pesë udhëheqës botërorë i bënë thirrje Presidentit Barak Obama të marrë pjesë bashkë me ta në një takim të fituesve të çmimit Nobel të Paqes në Hiroshimë.
Deri më sot, asnjë president amerikan në detyrë nuk e ka vizituar këtë qytet japonez ku Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë bërthamore në vitin 1945.

Thirrja për zotin Obama bëhet në një letër të nënshkruar nga ish presidenti sovjetik, Mihail Gorbaçov, Leh Valesa i Polonisë, Frederik de Klerk i Afrikës së Jugut dhe Oskar Arias Sançez i Kosta Rikës. Letra është nënshkruar edhe nga Hoze Ramos-Horta, presidenti i tanishëm i Timorit Lindor.
Presidenti Obama nuk ka njoftuar ndonjë plan për të marrë pjesë në takimin e nëntorit, i cili zhvillohet çdo vit. Por ai do të jetë në Japoni më 13 dhe 14 nëntor për një samit të udhëheqsve të Azi-Paqësorit.

XS
SM
MD
LG