Lidhje

Obama i bën thirrje Izraelit të shtyjë pezullimin e ndërtimeve

  • Zëri Amerikës

Presidenti Barak Obama thotë se i ka bërë thirrje Kryeministrit izraelit, Benjamin Netaniahu të shtyjë afatin e pezullimit të ndërtimit të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, me qëllim që të shtohen shanset për realizimin me sukses të bisedimeve të paqes me palestinezët, të rihapura rishtazi.

Në një konferencë shtypi dje në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se kjo do të jetë e vështirë, sepse disa elementë në koalicionin e zotit Netanijahu e kundërshtojnë një veprim të tillë. Por presidenti amerikan tha se nëse negociatat përparojnë, ka kuptim që moratoriumi i pjesëshëm të vazhdojë.

Ndalimi i ndërtimit të vendbanimeve skadon më 26 shtator. Palestinezët kanë kërcënuar se do të largohen nga bisedimet nëse moratoriumi përfundon.

Zoti Netaniahu dhe Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, u takuan me Presidentin Obama javën e kaluar. Sekretarja e Shtetit, Hillëri Klinton po shkon në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në raundin tjetër të negociatave që zhvillohet të martën dhe në mërkurën në Sharm el-Sheikh të Egjiptit dhe në Jeruzalem.

XS
SM
MD
LG