Lidhje

Presidenti Obama në mbrojtje të politikave të tij ekonomike


Studimet e reja tregojnë se recesioni ekonomik në Shtetet e Bashkuara përfundoi në qershor të vitit të kaluar, por presidenti Obama thotë se amerikanët janë ende në vështirësi. Zoti Obama u shfaq dje në një program televiziv për t’iu përgjigjur pyetjeve nga amerikanë të fushave të ndryshme, përfshi pronarë të bizneseve të vogla, mësues, studentë dhe të papunë.

Ishte një grup kryesisht miqësor që i drejtoi pyetje presidentit Obama në një transmetim të drejtpërdrejt në kanalin CNBC. Por disa kishin ide të shumta që ia paraqitën presidentit.

Kjo grua është financiere e lartë në një grup për shërbimet ndaj veteranëve.

“Jam një nga amerikanët e klasës së mesme dhe të them të drejtën jam e raskapitur. Jam lodhur duke ju mbrojtur ju, duke mbrojtur administratën tuaj, duke mbrojtur idenë e ndryshimit për të cilën votova për ju zoti President – dua të më përgjigjeni me ndershmëri: është ky realiteti im i ri?”

Ky 30 vjeçar i diplomuar në drejtësi është i papunë.

Si shumë njerëz të gjeneratës sime, vërtet u frymëzova nga ju dhe ky frymëzim po më shuhet tani. Ajo që kërkoj të dij është: A ka vdekur për mua ëndrra amerikane?

Absolutisht jo. Ne ende kemi disa nga universitetet më të mira në botë. Ne ende kemi ekonominë më dinamike në botë. Nuk ka asnjë vend në botë që nuk do të donte të ishte këtu ku jemi ne sot.

Zoti Obama u tha të pranishmëve në takim se e ndjente dhimbjen e tyre. Por ai mbrojti politikat e tij ekonomike, përfshi paketën stimuluese dhe ndihmën ndaj institucioneve financiare.

“Ne kaluam recesionin më të thellë që nga Depresioni i Madh. Tregjet financiare ishin pranë greminës dhe ekonomia po tkurrej. Na u desh të merrnim disa hapa të shpejtë për t’u siguruar që sistemi financiar nuk do të shembej.”

Zoti Obama tha se trashëgoi një pjesë të mirë të deficitit federal për të cilën shumë amerikanë janë të shqetësuar, për shkak të shkurtimeve të taksave dhe luftrave në Irak dhe Afganistan që filluan nën udhëheqjen e presidentit George W. Bush. Partia Republikane e zotit Bush fajëson politikat ekonomike të presidentit Obama për rritjen e defiçitit.

Republikanët po bëjnë thirrje për politika fiskale dhe shkurtime taksash, por presidenti Obama e quan këtë një llogaritje të gabuar.

Unë nuk mund t’u jap shkurtime taksash dy përqindshit të pasur të amerikanëve pasi 86 përqind e atyre parave do të shkojnë tek ata që fitojnë një milionë dollarë ose më shumë në vit. Mua nuk më dalin llogaritë si republikanëve.

Kritikët e akuzojnë presidentin se është kundër biznesit të madh, por zoti Obama tha se Wall Street-I dhe rryma e përgjithshme duhet të punojnë së bashku për të mirën e vendit.

Fokusi im kryesor tani është të siguroj lulëzimin e sektorit privat, tha presidenti.

Zoti Obama u përpoq të krijonte imazhin e mbrojtësit të klasës së mesme. Ai i bëri thirrje Kongresit të lejojë skadimin e shkurtimeve të taksave të dhëna nga presidenti Bush për familjet që marrin më shumë se 250 mijë dollarë por të zgjasë këto shkurtime për të tjerët.

XS
SM
MD
LG