Lidhje

Partitë opozitare mblidhen për të përcaktuar kalendarin e protestave

  • Armand Mero

Partitë opozitare mblidhen për të përcaktuar kalendarin e protestave

Partitë opozitare mblidhen për të përcaktuar kalendarin e protestave

Në Shqipëri drejtuesit e partive opozitare u mblodhën sot për të përcaktuar kalendarin e protestave të cilat siç kanë parlajmëruar do të shtrihen në të gjithë vendin.

Drejtuesit e partive të opozitës vendosën që protesat e tyre të nisin javën e tretë të tetorit. Ato pritet të zhvillohen në të gjitha qytetet më të mëdha të vendit për t’u përmbyllur në Tiranë.

Manifestimet e së majtës nisin pas dështimit të përpjekjeve për gjetjen e një marrëveshjeje për hetimin e zgjedhjve të qershori 2009, por nga ana tjetër, në qendër të tyre pritet të jenë edhe çështjet ekonomike apo niveli i lartë i korrupsionit të qeverisë siç po akuzojnë prej kohësh socialistët.

Nga ana e saj qeveria ka deklaruar se respekton vendimin e opozitës për protesta, por se ato, siç ka deklaruar kryeministri Sali Berisha nuk do të pengojnë axhendën e saj që lidhet me liberalizimin e vizave dhe integrimin europian.

XS
SM
MD
LG