Lidhje

Rreth 13 militantë të vrarë nga sulmet amerikane në kufirin Pakistan-Afganistan

  • Zëri Amerikës

Zyrtarë pakistanezë të sigurisë thonë se sulmet ajrore amerikane kanë vrarë të paktën 13 persona të dyshuar si militantë përgjatë kufirit të Pakistanit me Afganistanin.

Zyrarët thanë se sulmi i parë ndodhi sot, në provincën lindore të Paktikës dhe në të u vranë 7 persona të dyshuar si militantë.

Disa orë më vonë, zyrtarët pakistanezë thanë se avionë pa pilot goditën një qendër militantësh në rajonin jugor të Vaziristanit. U njoftua se u vranë të paktën 6 militantë të tjerë u vranë në këtë sulm.

Këtë muaj SHBA kanë kryer të paktën 16 sulme me raketë kundër forcave talebane dhe qendrave të militantëve me lidhje me Al Kaidën

XS
SM
MD
LG