Lidhje

53 të vrarë nga sulmet kundër pakicave fetare në Pakistan


Zyrtarët pakistanezë thonë se një shpërthim me bombë, i dyti këtë javë kundër pakicave shiite, vrau të paktën 53 persona.

Më shumë se 160 të tjerë u plagosën sot nga shpërthimi në qytetin e Kuetës. Një vetvrasës aktivizoi bombën në një miting të shiitëve në mbështetje të popullit palestinez.

Zyrtarët thanë se disa njerëz të zemëruar qëlluan në ajër dhe i vunë zjarrin disa makinave dhe dyqaneve pranë vendngjarjes.
Dy ditë më parë, tre shpërthime në një festë fetare të shiitëve në qytetin e Lahores vranë 35 persona. Talebanët në Pakistan morën përgjegjësinë.

Policia në Kueta tha se kishte paralajmëruar organizatorët për mundësinë e sulmeve terroriste në mitingun e shiitëve. Në një sulm tjetër sot, një vetëvrasës hodhi veten në erë pranë një xhamie të sektit Ahmadi në qytetin veriperëndimor të Mardanit pasi rojet e sigurisë e ndaluan atë të hynte brenda. Një kalimtar mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën.

Zyrtarët pakistanezë thonë se militantët kanë kryer disa sulme me bomba kundër pakicave fetare në dy qytete, duke vrarë të paktën 23 veta.

Në një nga sulmet e sotme, një bombë shpërtheu në mes të një tubimi shiit në qytetin qendror të Kuetës, duke vrarë të paktën 22 veta dhe duke plagosur rreth 30 të tjerë. Tubimi zhvillohej në kuadër të një proteste të përvitshme kundër kontrollit të Jeruzalemit nga Izraeli dhe në shenjë përkrahjeje ndaj kërkesës së palestinezëve për shtetin e tyre.

Sulmi i Kuetës është i dyti ndaj pakicës shiite në Pakistan këtë javë. Tre bomba të tjera që shpërthyen të mërkurën gjatë një ceremonie fetare shiite në qytetin lindor të Lahores vranë 35 veta. Militantët suni të Talebanit pakistanez dhe Lashkar-e-Jangvi al-Alami morën përgjegjësinë.

Në një sulm tjetër sot, një vetëvrasës hodhi veten në erë jashtë një xhamie të sektit Ahmadi në qytetin veriperëndimor të Mardanit pasi rojet e sigurisë e ndaluan atë të hynte brenda. Një kalimtar mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën.

XS
SM
MD
LG