Lidhje

Parlamenti i Shqipërisë diskuton për buxhetin

  • Armand Mero

Në Shqipëri parlamenti po diskuton sot mbi buxhetin dhe paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Pas miratimit në parlament, dokumenti më i rëndësishëm financiar do të kthehet sërish për t’u diskutuar nen për nen në komisionet parlamentare.

Në sallën ku opozita vazhdon të mungojë, kryeministri Edi Rama deklaroi se sipas tij, ky buxhet mbështet rritjen ekonomike të vendit, e cila për vitin e ardhshëm është parashikuar në 3 përqind. Qeveria parashikon gjithashtu të nisë uljen e borxhit të lartë publik si dhe të ngushtojë deficitin buxhetor.

Diskutimet më të mëdha gjatë gjithë kësaj kohe i janë kushtuar paketës fiskale e cila parashikon rritjen e akcizës për duhanin, një rritje të dytë të taksës së qarkullimit që aplikohet mbi cmimin e karburanteve si dhe rritjen nga 10 në 15 përqind të tatimit mbi dividentin dhe qeratë. Ndërkohë janë 15 taksa të tjera që ulen apo shmangen me synim nxitjen e zhvillimit të disa sektorëve.

Buxheti është kundërshtuar me forcë nga opozita, ekspertët e së cilës janë shprehur se ai do të sjellë një varfërim të mëtejshëm të shqiptarëve dhe do të thellojë problemet e ekonomisë.

Vërejtje të shumta janë paraqitur edhe nga përfaqësuesit e botës së sipërmarrjes, vecanërisht lidhur me paketën fiskale. Shumë prej tyre kanë kërkuar që të rikthehet taksa e sheshtë për të nxitur konkurrueshmërinë dhe investimet e huaja duke qenë se sipas tyre, Shqipëria ka barrën më të lartë fiskale në rajon.

XS
SM
MD
LG