Lidhje

SHBA: Tubim i koalicionit të grupeve liberale në kryeqytetin Uashington

  • Zëri Amerikës

SHBA: Tubim i koalicionit të grupeve liberale në kryeqytetin Uashington

SHBA: Tubim i koalicionit të grupeve liberale në kryeqytetin Uashington

Një koalicion i grupeve për të drejtat civile dhe të punës ka organizuar në Uashington një tubim për të tërhequr vëmendjen tek një sërë çështjesh dhe për t’iu kundërvënë lëvizjeve të fundit të konservatorëve.

Mijëra njerëz me parulla marshuan në kryeqytetin amerikan sot drejt Monumentit Linkoln ku po mbahet tubimi “Një komb në bashkëpunim”.

Organizatorët thanë se tubimi ka mbledhur njerëz të të gjitha moshave, racave dhe feve. Ata këmbëngulin se tubimi nuk bëhet në përkrahje të ndonjë partie, megjithëse organizatorët përfaqësojnë kauza tradicionalisht liberale si mjedisin, të drejtat e punës dhe homoseksualëve.

Lëvizja konservatore Tea Party zhvilloi tubime në një numër qytetesh amerikane në fillim të muajit të kaluar me premtimet se do t’u japë shtytje kundërshtimeve ndaj politikave të demokratëve dhe të mobilizojnë votuesit për zgjedhjet e kongresit muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG